• e martë, 26 nëntor 2024

Mot i keq dhe erë e fuqishme në Turqinë perëndimore, qendrore dhe jugore

Mot i keq dhe erë e fuqishme në Turqinë perëndimore, qendrore dhe jugore

Ankara, 20 prill 2024 (MIA) - Mot i keq me bubullima ka përfshirë sot Turqinë perëndimore dhe qendrore. Shi i dendur bie në shumë qarqe turke, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Antalian.

Niveli të verdhë për mot të rrezikshëm të shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka paralajmëruar Shërbimi meteorologjik i Turqisë në gjithsej 45 rrethe të vendit.

Në Ankara bie shi i dendur i shoqëruar me erë të fortë.

Në Stamboll nga era e fortë janë shkulur pemët, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në veturat e parkuara përreth, raporton televizioni turk NTV.

Një tornado është formua në det pranë Izmirit.

Shpejtësia e erës arriti në 118 km/h në resortin turistik të Kemerit në Antalia, ku kanë rënë pemët gjatë stuhisë, raportoi TV NTV.

Situata në qarkun e Antalias mbetet komplekse. Në det u krijuan dallgë të mëdha dhe në një numër të madh të vendbanimeve në afërsi, reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në qarkullim. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR