• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i ftohtë dhe me shi, borë nëpër male

Mot i ftohtë dhe me shi, borë nëpër male

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në viset më të larta do të ketë reshje të shiut dhe borës, ndërsa në male do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 4 deri në 11 gradë Celsius. 

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta të luginës me shi dhe borë të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 7 gradë Celsius. 

Sipas DPHM-së, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, zona e vendit është përfshirë nga një valë e të ftohtit e cila vjen nga pjesët veriore të kontinentit. Nga kjo valë pritet në disa vende të bjerë mbi 50 l/m² shi. Në male reshjet do të shndërrohen në borë, duke formuar një mbulesë të konsiderueshme të borës. Për shkak të uljes së mëtejshme të ajrit të ftohtë, sot do të ketë kushte që reshjet e shiut të shndërrohen në borë në disa nga zonat më të populluara. 

Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR