Moska vendosi marrëdhënie diplomatike me të ashtuquajturat RPD dhe RPL

Moskë, 22 shkurt 2022 (MIA) – Rusia sot vendosi marrëdhënie diplomatike me të ashtuquajturat Republika Popullore e Donjeckut (RPD) dhe Republika Popullore e Luganskit (RPL), kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Presidenti rus Vlladimir Putin dje i njohu rajonet separatiste proruse Donjeck dhe Lugansk si shtete të pavarura, hap të cilin Perëndimi e dënoi menjëherë.