• e mërkurë, 08 janar 2025

Moska planifikon t'i japë Phenianit teknologji avancuese satelitore, pohon Blinken

Moska planifikon t'i japë Phenianit teknologji avancuese satelitore, pohon Blinken

Seul, 6 janar 2025 (MIA) - Rusia planifikon ta zgjerojë bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve të gjithësisë me Korenë e Veriut, si pjesë të marrëveshjes për mbështetje ushtarake, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

"KNDR tashmë po përfiton armatim dhe trajnim ushtarak rus. Kemi arsye të besojmë se Moska planifikon të ndajë teknologji avancuese me Phenianin", tha Blinken në konferencën për shtyp në Seul.

SHBA-ja konsideron se Rusia mund ta pranojë statusin bërthamore të Koresë së Veriut, shtoi Blinken.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Blinken dhe kolegu i tij jugkorean, Ço Te-Xhul e dënuan testimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut, duke cekur se kjo i shkelë rezolutat e KB-së. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR