Moska dënon refuzimin e Moldavisë për të akredituar vëzhgues rusë të zgjedhjeve
- Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot kumtoi se ka thirrur ambasadorin e Moldavisë për të shprehur protestën e saj kundër refuzimit të vendit për të akredituar vëzhgues nga Federata Ruse në zgjedhjet parlamentare.
Moskë, 24 shtator 2025 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot kumtoi se ka thirrur ambasadorin e Moldavisë për të shprehur protestën e saj kundër refuzimit të vendit për të akredituar vëzhgues nga Federata Ruse në zgjedhjet parlamentare.
"Veprimet e Kishinaut zyrtar minojnë seriozisht besimin në legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme dhe në transparencën e procesit zgjedhor", theksohet në kumtesën e diplomacisë ruse.
Zgjedhjet parlamentare në vend, i cili ndodhet midis Rumanisë dhe Ukrainës, do të mbahen të dielën. ls/
Foto: gugëll map