• e premte, 05 dhjetor 2025

Moshe Saad nga partia e Netanjahut pohon: Pakot ajrore me ndihmë humanitare në Gazë përmbajnë municion

Moshe Saad nga partia e Netanjahut pohon: Pakot ajrore me ndihmë humanitare në Gazë përmbajnë municion

Jerusalem, 12 gusht 2025 (MIA) - Deputeti Moshe Saad nga partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se pakot ajrore të ndihmës humaniatre në Gazë, të kryer nga vende të huaja, përmbajnë dërgesa armësh, kumtoi "Tajms of Izrael".

"Ndihma humanitare e armatosë dhe financon Hamasin", deklaroi Saad për radiodifuzerin Kan në radio intervistë. "A i ka kontrolluar dikush këto pako ajrore? Të gjithë e kanë të qartë se përmbajnë municion".

Ai shtoi se Izraeli duhet ta okupojë tërë Rripin e Gazës sepse "kjo është mlnyra e vetme për t'u fituar lufta".

Saad është i njohur për qëndrimet e tij ekstreme të djathta dhe vazhdimisht haptazi angazhohet për "uri të plotë në Gazë" dhe vendosje të rrethimit maksimal, me porosi se një pjesë e populaltës duhettë dëbohet në vende të tjera, ndërsa palestinezët e tjerë të vendosur në zona humanitare nën kontroll izraelit.

Ai, gjithashtu, publikisht deklaroi se dërgesat e ndihmës humanitare e armatosin dhe financojnë Hamasin.

"Dërgimi i ushqimit hamasit është gjithashtu si dërgim i municionit", tha ai në një prej fjalimeve të tij, duke shtuar se ndihma e tillë e përforcon armikun, e vazhdon konfliktin dhe në të njejtën kohë i vë ushtarët izraelitë në rrezik plotësues. Sipas tij, moralisht është e papranueshme njëkohësisht të zhvillohet luftë kundër Hamasit dhe në të njejtën kohë t'u sigurohenm resurse që, sipas tij, mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Saad, gjithashtu, propozoi legjislaturë kundërthënëse që do ta linte sektorin për hetime policore nën kontroll më të madh gjyqësor, që shkaktoi kritika për ndikim të mundshëm politik ndaj proceseve juridike.

Nga 26 korriku, kur Izraeli miratoi politikë të re me të cilën lejihet më shumë ndihma të hyjnë në Gazë, mbi 1.000 pako me ndihma janë hedhur nga ajri në Rripin e Gazës prej së paku 12 vende, përfshirë edhe Izraelin, sipas ushtrisë. Pakot e hedhura hga IDF ishin siguruar nga organizatat ndërkombëtare humanitare.

Izraeli sërish e vendosi politikën për shkak të kritikave të shtuara ndërkombëtare për krizën e urisë në Gazë. Por, pakot ajrore mund të dërgojnë vetëm një pjesë të vogël të sasive që mund të dërgohen në rrugë tokësore. Ato gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë e civilëve të cilët mund të lëndohen nga pakot që hidhen nga lartësia. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR