• e diel, 22 dhjetor 2024

Moravjecki: Ushtarët ukrainas luftojnë për sigurinë e Evropës

Moravjecki: Ushtarët ukrainas luftojnë për sigurinë e Evropës
Lavov, 19 prill 2022 (MIA)- Kryeministri polak, Mateush Moravjecki sot ka deklaruar se Polonia nuk mund t’i lë fqinjët e saj në pritje dhe ftoi kombet tjera “të mbështesin vendosmërinë luftarake të Ukrainës”. Moravjecki ka thënë se trupat ukrainase luftojnë për sigurinë e Evropës. “Duhet të mbështesin këtë sakrificë, përmes kujdesit të më të dobëtëve”, tha ai. “Sot pamë gra dhe fëmijë, pasi burrat luftojnë në front për Ukrainën e lirë dhe sigurinë e saj”, tha kryeministri polak. Moravjecki deklaratën e dha në Lavov, qytet në perëndim të Ukrainës që dje u raketua në hapjen e objektit të ri për strehim të përkohshëm të personave të zhvendosur. Qeveria polake ka njoftuar se në partneritet me Ukrainën në qytetet kampe të përkohshme në Lavov siç është kjo e sotmja do të akomodohen 5.000 ukrainas, të zhvendosur nga qytetet e tjera të vendit.

QËNDRONI TË LIDHUR