Moravjecki: Grupi "Vagner" mund të jetë edhe më i rrezikshëm nën kontrollin e Putinit
- Grupi "Vagner" do të bëhet një kërcënim ende më i madh nën kontrollin e Vladimir Putin, beson kryeministri polak Mateush Moravjecki, transmeton Skaj Njuz.
- Post By Sara Ademi
- 15:05, 24 gusht, 2023

Varshavë, 24 gusht 2023 (MIA) - Grupi "Vagner" do të bëhet një kërcënim ende më i madh nën kontrollin e Vladimir Putin, beson kryeministri polak Mateush Moravjecki, transmeton Skaj Njuz.
"Grupi "Vagner" tani do të bie nën komandën e Putinit, le të përgjigjet secili vetë në pyetjen - nëse kërcënimi do të jetë më i madh ose më i vogël?, pyeti kryeministri polak.
"Për mua kjo është një pyetje retorike", tha ai në konferencën për shtyp.
"Grupi ushtarak privat deri dje ishte nën kontroll të Evgenij Prigozhin, i cili besohet se ka vdekur në një aksident aeroplani.
Mercenarët e "Vegner"-it në qershor dhe korrik ishin zhvendosur në Bjellorusi, pas rebelimit të Prigozhin, me ç'rast prania e tyre në Bjellorusi konsiderohej si kërcënim potencial për Poloninë fqinje, sqaron Skaj Njuz. sa/