• e hënë, 23 dhjetor 2024

Modi: India tani është në Hënë

Modi: India tani është në Hënë

Nju-Delhi, 23 gusht 2023 (MIA) - "India tani është në Hënë", brohoriti me gëzim kryeministri indian Narendra Modi, duke iu drejtuar të prnaishmëve në dhomën kontrolluese të ISRO, duke e uruar me atë rast personelin e dhomës kontrolluese dhe indianëve të tjerë për këtë arritje të rëndësishme.

Pasi që fluturakja indiane e arriti suksesin hostorik me aterimin e sigurt në Hënë, tani të gjithë pyeten se çfarë do të bëjë atje dhe çfarë do të ndodhë me "Çandrajan-3" në orët dhe ditët në vijim.

Së pari, fluturakja kozmike do të presë disa orë që plotësisht të rrafshohet pluhuri hënor. Më pas, panelet e një prej anëve të saj do të hapen dhe do të vendoset rampa për roverin hënor "Pragiaan", në mënyrë që të mund të rrëshqasë nëpër sipërfaqe.

Roveri më pas do të hulumtojë prapa shkëmbinjve dhe kratereve të Hënës, duke mbledhur të dhëna kyçe dhe fotografi, që ato më pas t'i dërgojë në Tokë për analizë.

Fluturakja dhe roveri mbajnë pesë instrumente shkencore të cilat do të nihmojnë të zbulohen "karakteristikat fizike të sipërfaqes së Hënës, atmosfera afër sipërfaqes dhe aktiviteti tektonik për studim të asaj se çfarë po ndodhë nën sipërfaqe".

Data e aterimit, gjithashtu, ishte zgjehdur me kujdes në mënyrë që të përputhet me fillimin e ditës hënore - që është e barabartë me 28 ditë në Tokë - sepse fluturakes kozmike dhe baterive të roverit do t'u nevojitet dritë e dillit për t'u mbushur dhe për të funksionuar, lajmëroi BBC.

Me këtë India u bë vendi i parë i cili ateroi me sukses në afërsi të polit jugor të Hënës. ab/

 

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR