• e hënë, 23 dhjetor 2024

Modi i konfirmoi Bajdenit se dëshiron të punojë në bazë të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë

Modi i konfirmoi Bajdenit se dëshiron të punojë në bazë të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë

Nju-Delhi, 27 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri indian, Narendra Modi mbrëmë, gjatë bisedës telefonike me presidentin amerikan, Xho Bajden, e konfirmoi përkushtimin e tij për kthimin e paqes në Ukrainë.

"Biseduam në hollësi për çështje të ndryshme rajonale dhe globale, duke e përfshirë edhe situatën në Ukrainë. E konfirmova mbështetjen e plotë të Indisë për ripërtëritje të paqes dhe stabilitetin", shkroi Modi në platformën X.

Ai shtoi se me prersidentin amerikan ka biseduar edhe për situatën në Bangladesh dhe "nevojën për normalizim të situatës dhe mbrojtjes së pakicave, posaçërisht hindasve".

Modi më 23 gusht ishte në Kiev dhe bisedoi me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Gjatë vizitës së kryeministrit indian u nënshkruan katër dokumente nga fusha e mjekësisë, bashkëpunimit bujqësor, marrëdhënieve humanitare dhe kulturës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR