• e hënë, 23 dhjetor 2024

M-NAV me udhëheqësi të re, Millan Koraq kryetar i Këshillit drejtues

M-NAV me udhëheqësi të re, Millan Koraq kryetar i Këshillit drejtues

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Operatori kombëtar për navigacion ajror M-NAV edhe zartyrisht është bërë me udhëheqësi të re pas incidentit më 4 janar të këtij viti me sulm në objektin dhe sulmin ndaj të punësuarve. Kryetar i ri i Këshillir drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Sektorin për teknikë të aviacionit është Milan Koraq, ndërsa Hekuran Asani anëtar i ri i Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv në Sektorin për navigacion e aviacionit. Emrat e tyre tashmë janë shënuar edhe në ueb faqen e M-NAV, prej ku konfirmojnë se dje janë mbyllur të gjitha procedurat.    

Pas incidentit, duke vepruar sipas drejtimeve të Qeverisë, Këshilli drejtues i M-NAV i ka shkarkuar kryetarin e Këshullit drejtues Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv sektorial. Qeveria atëherë dha orientime që drejtori i ri i KD të jetë Hekuran Asani, ndërsa Milan Koraq drejtor sektorial.  

Pas vendimit qeveritar për ndryshime në udhëheqësinë e M-NAV, Sindikata e kontrollorëve të fluturimit (SKF), e cila në periudhën e kaluar reagoi për punën e prodhimit aktual të M-NAV dhe zbatimin e shpalljeve për punësim, e la në pezullim vendimin për grevën e përgjithshme.

Për depërtimin në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer vepër penale - Rrezikimin e sigurisë së komunikacionit ajror sipas Nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) ka përgatitur raportin paraprak të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme pas incidentit në operatorin kombëtar të navigimit ajror në fushën e sigurisë. Është përpiluar Procesverbal përfundimtar, në bazë të të cilit nga 14 konstatime të përcaktuara është përgatitur vendim me urdhër për ndërmarrjen e 11 masave dhe aktiviteteve të detyrueshme me afat të ndryshëm për zbatim, të cilat do të përcaktohen në një plan korrigjues që do të përgatitet bashkërisht nga inspektorët e autorizuar në AAC me përgjegjësit në M-NAV. Ka edhe urdhërpagesa për përgjegjësi të vërtetiar specifike, me sanksione ndaj firmave dhe personave.

Mbikëqyrje në M-NAV kryen edhe Inpektorati shtetëror i punës (ISHP), gjithashtu me rekomadim të Qeverisë. Mbikëqyrja e parë është i zgjeruar pas reagimeve të kandidatëve, të cilët janë paraqitur në shpalljet e fundit për punësim dhe kanë edhe parashtresa anonime për sindikatën. mb/

Foto: printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR