• e premte, 05 dhjetor 2025

M-NAV: Gjykata ka ndaluar grevën e paralajmëruar nga ana e SPKT-së

M-NAV: Gjykata ka ndaluar grevën e paralajmëruar nga ana e SPKT-së

Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Civile e Shkupit sot mori vendim me të cilin miraton propozimin e M-NAV SHA Shkup për të vendosur një masë të përkohshme "ndalimi" të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës profesionale të kontrollorëve të fluturimit (SPKT), filiale e Sindikatës së pavarur të punonjësve nga komunikacioni dhe lidhjet në RMV Shkup, informojnë nga M-NAV.На 07.11.2020г. се навршија 24 години од отварањето на Обласната контрола на летање Скопје. Во раните утрински часови на 07.11.1996г. Обласната контрола на летање Скопје ја превзема надлежнос

"Me këtë Vendim, Gjykata përcaktoi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore, sepse nuk është zbatuar procedura për zgjidhjen e qetw të mosmarrëveshjeve kolektive, si dhe se greva nuk rrjedh nga kërkesa konkrete nga marrëdhënia e punës", thonë nga M-NAV SHA Shkup dhe theksojnë angazhimin e tyre për respektimin e ligjit, duke siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e papenguar të fluturimeve në vend. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR