• e diel, 22 dhjetor 2024

MM-ja e Risisë: Mbi Krime dhe rajonin Krasnodarit janë rrëzuar 36 dronë ukrainas

MM-ja e Risisë: Mbi Krime dhe rajonin  Krasnodarit janë rrëzuar 36 dronë ukrainas

 Moskë, 5 janar 2024 (MIA)  -  Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 36 dronë ukrainas mbi Krime dhe një mbi territorin e Krasnodarit, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes ruse, lajmëruan  mediat ruse.

"Më 5 janar, u parandalua një përpjekje e regjimit në Kiev që të kryejë një sulm terrorist me ndihmën e dronëve  mbi objekte në territorin e Federatës Ruse. Njësitë kujdestare për  mbrojtje ajrore rrëzuan dhe kapën 36 dronë ukrainas mbi territorin e Republikës së Krimesë dhe një mbi territorin e Krasnodarit", thuhet në porosi. 

 Ukraina dje bëri të ditur se forcat e saj ajrore kanë sulmuar një komandë ruse pranë qytetit të pushtuar të Sevastopolit, më shumë se 200 kilometra nga territori nën kontroll të Kievit, dhe kanë goditur një njësi ushtarake në një sulm të veçantë në gadishullin e Krimesë.

Oleshçuk publikoi edhe një fotografi në rrjetet sociale ku thuhet  se sulmi ka goditur një bazë ushtarake ruse në qytetin Evpatoria. 

Guvernatori i Sevastopolit, i emëruar nga Moska, Mihail Razvozaev, e përshkroi sulmin si "më masivin në kohët e fundit". Një person është dërguar në spital pasi një copë  shrapnel goditi një shtëpi, publikoi ai në Telegram. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR