• e premte, 05 korrik 2024

MM ruse: Janë rrëzuar 53 dronë ukrainas

MM ruse: Janë rrëzuar 53 dronë ukrainas

Moskë, 5 prill 2024 (MIA) - Forcat ruse kanë rrëzuar 53 dronë ukrainas në disa rajone, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë natës dhe sot në mëngjes, janë parandaluar disa përpjekje të regjimit në Kiev për të kryer sulme terroriste duke përdorur dronë”, theksohet në kumtesën.

Janë rrëzuar gjithsej 53 dronë, 44 prej të cilëve mbi rajonin jugor Rostov.

Selia e operacionit rus në Ukrainë ndodhet në qytetin Rostov. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR