• e hënë, 23 dhjetor 2024

MM e Rusisë: Dështon ofensiva ukrainase në Donjeck

MM e Rusisë: Dështon ofensiva ukrainase në Donjeck

Moskë, 5 qershor 2023 (MIA) - Forcat e armatosura ruse e refuzuan ofensivën ukrainase në drejtim të Donjeckut jugor, kumtoi sot në mëngjes Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ukraina ofensivën e filloi me gjashtë bataljone të mekanizuara dhe dy bataljone me tanke, kumtoi ministria ruse në Telegram.

"Në mëngjesin e 4 qershorit filloi një ofensivë e madhe në pesë sektorë të frontit në drejtim të Donjeckut jugor", thuhet në kumtesë.

"Qëllimi i armikut ishte t'i shkatërrojë linjat tona të mbrojtjes në pjesën më të cenueshme të frontit, sipas tij", shtohet në kumtesë.

"Armiku nuk i arriti qëllimet e veta, nuk ia doli".

Rojtersi nuk ka mundur që menjëherë t'i konfirmojë pretendimet ruse, ndërsa Ukraina nuk i komentoi menjëherë.

Ministria ruse publikoi edhe një video në të cilën thotë se shihen disa automjete të blinduara ukrainase të djegura pas përplasjes.

Forcat ruse i kanë vrarë 250 ushtarë ukrainas dhe i kanë shkatërruar 16 tanke, automjete luftarake dhe 21 transportues të blinduar, potencoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në kumtesë.

Shefi i shtabit ushtarak rus, Valerij Gerasimov, komandant i operacionit ushtarak rus në Ukrainë, në Telegram potencoi se ndodhet në një rajon të sulmuar nga forcat ukrainase.

Për momentin akoma nuk është e qartë nëse sulmi i pretenduar e paraqet fillimin e ofensivës së shumëpritur me të cilën Ukraina dëshiron ta kthejë territorin në kontrollin rusë. Kievi zyrtar të dielën bëri thirrje për "heshtje" parqa ofensivës, përkujtojnë mediat britanike.

Ukraina javëve të fundit u përpoq t'i dobësojë pozitat ruse ndërsa në fund të majit një funksionar i lartë deklaroi se tashmë kanë filluar operacionet preliminare, siç janë shkatërrimi i zinxhirëve të furnizimit dhe shkatërrimi i depove.

QËNDRONI TË LIDHUR