• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mjint Sve: Mianmari është në prag të shpërbërjes

Mjint Sve: Mianmari është në prag të shpërbërjes

Jangon, 9 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Mjanmarit, Majnt Sve, i cili direkt kontrollohet nga junta ushtarake, deklaroi se vendi është në rrezik nga shpërbërja për shkak të përgjigjes joefikase të dhunës së mëparshme në rajonet që kufizohen me Kinën.

Junta ushtarake në Mjanmar përballet me sfidën më të madhe të ardhjes në pushtet me grusht shtet nga 1 shkurti i vitit 2021.

Milicët etnikë dhe grupet revolucionare sulmuan qindra baza të juntës në veri, verilindje, veriperëndim dhe juglindje të vendit.

"Nëse qeveria nuk menaxhon  në mënyrë efikase me incidentet që ndodhin në rajonin kufitar, vendi do të ndahet në pjesë të ndryshme", tha kryetari i Këshillit të administratës shtetërore Majnt Sve, në takimin e Këshillit Kombëtar për mbrojtje dhe siguri.

"Kjo çështje duhet të kontrollohet me kujdes", shtoi ai. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR