Mjekët specializantë në Angli filluan grevë treditore
- Mjekët specializantë në Angli sot filluan grevë treditore dhe lajmëruan grevë të re shtatëditore nga 3 deri 9 janari për shkak të kontestit për rritjen e pagave, njoftoi Asociacioni mediatik britanik e cila ka rreth 50.000 anëtarë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:31, 20 dhjetor, 2023

Londër, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Mjekët specializantë në Angli sot filluan grevë treditore dhe lajmëruan grevë të re shtatëditore nga 3 deri 9 janari për shkak të kontestit për rritjen e pagave, njoftoi Asociacioni mediatik britanik e cila ka rreth 50.000 anëtarë.
Spitali i përgjithshëm në Çeltenhem tha se do të mbyllte departamentin e tij të urgjencës, ndërsa menaxherët e spitalit në Londër i kërkuan publikut që të përdornin Qendrën e urgjencës vetëm për raste urgjente.
Mjekët praktikant i braktisën bisedimet me qeverinë pasi iu ofrua një rritje pagash mes tetë dhe 10 për qind.
Ata kërkojnë rritje prej 35 për qind, që, sipas tyre, është e nevojshme për të mbuluar ndikimin e inflacionit që krijohet gjatë disa viteve.
Ministrja britanike e Shëndetësisë Viktorija Etkins tha se janë ndërmarrë masa urgjente për t'u minimizuar çrregullimi dhe shtoi se dera qëndron e hapur për AMB-në t'u kthehet negociatave.
Drejtorët e spitaleve paralajmërojnë se greva shtatëditore në janar do të jetë greva më e gjatë në historinë e shërbimeve kombëtare shëndetësore britanike. ss/
Foto: arkivi MIA-s