• e martë, 26 nëntor 2024

Mjekët pa kufij: Një fëmijë vdes çdo dy orë në kampin Zamzan në Sudan

Mjekët pa kufij: Një fëmijë vdes çdo dy orë në kampin Zamzan në Sudan

Dubai, 5 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën nga një fëmijë vdes në çdo dy orë në kampin sudanez Zamzam, njëri nga kampet më të mëdha dhe më të vjetër për personat e zhvendosur në Sudan, njoftoi sot shoqata bamirëse Mjekë pa kufij (MSF).

"Para se të filliojë konflikti në prill të vitit të kaluar, njerëzit në kamp mbështeteshin shumë në përkrahjen ndërkombëtare për ushqimin, kujdesin shëndetësor, ujin e pastër dhe gjithçka tjetër. Tani ata janë pothuajse plotësisht të braktisur", tha Kler Nikolet, drejtoreshë e Mjekëve pa kufij. 

Nikolet kërkon nga komuniteti ndërkombëtar përgjigje urgjente për situatën kritike në të cilën personat e zhvendosur u gjendën në kampin Zamzam në Sudan. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR