• e diel, 22 dhjetor 2024

Mjekët nga Klinika e Shkupit në huazim për Repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm në Ohër

Mjekët nga Klinika e Shkupit në huazim  për Repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm në Ohër
Ohër, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Mungesa e kuadrit mjekësor në Repartin për sëmundje të fëmijëve pranë Spitalit të përgjithshëm në Ohër përkohësisht do të zgjidhet me huazimin e dy pediatrëve nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Paralajmëroi ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës në Ohër, duke sqaruar se rotacioni i paralajmëruar  do të zbatohet pasi të votohen ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore që do të mundësojnë mjekët nga të gjitha institucionet të punojnë gjithkund në shtet. Reparti për Peadri në Ohër për momentin punon me orar pune të shkurtuar për shkak të mungesës  së pediatrëve. Sipas Filipçes. vendimi i ri ligjor do të mundësojë shpërndarjen e specialistëve të ndryshëm, njëherit fitim plotësues për mjekët dhe infermieret, ndërsa qytetarët do ta kenë shërbimin më afër vendit të banimit. sa/  

QËNDRONI TË LIDHUR