• e shtunë, 29 qershor 2024

Mjekë pa kufij: Tre mjekë janë vrarë në një sulm ndaj një spitali në pjesën veriore të Gazës

Mjekë pa kufij: Tre mjekë janë vrarë në një sulm ndaj një spitali në pjesën veriore të Gazës

Gaza, 21 nëntor 2023 (MIA) - Tre mjekë, duke përfshirë edhe dy Mjekë pa kufij, janë vrarë në një sulm ndaj spitalit Al-Avda në veri të Gazës, njoftoi organizata.

Mjekët pa kufij rregullisht u kanë dhënë palëve ndërluftuese informacione për Al Avda si një spital funksional dhe praninë e stafit të tij në Al Avda, thuhet në komunikatë. “Dje koordinatat GPS u ndanë edhe me autoritetet izraelite”.

Mjekët e vdekur janë dr. Mahmud Abu Nuxhaila dhe dr. Ahmad al-Sahar, punonjës të organizatës, si dhe doktor Ziad al-Tatari.

“Të shohësh mjekë që vdesin pranë shtretërve të spitalit është përtej tragjikes dhe kjo duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në komunikatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR