Mjekë pa kufij: Nevojitet dërgesë urgjente e ndihmës në Rripin e Gazës
- Jeta në Rripin e Gazës më nuk është e mundur dhe duhet urgjent të dërgohet ndihmë urgjente adekuate, njoftuan sot Mjekët pa kufij nga Franca.
- Post By Melahat Baftija
- 17:56, 4 tetor, 2024
Gazë, 4 tetor 2024 (MIA) - Jeta në Rripin e Gazës më nuk është e mundur dhe duhet urgjent të dërgohet ndihmë urgjente adekuate, njoftuan sot Mjekët pa kufij nga Franca.
Kryetarja e Mjekë pa kufij nga Franca, Izabel Deforni, e cila u kthye nga misioni në kug të Rripit të Gazës, deklaroi se më nuk mund të jetohet në Rripin e Gazës.
"Më shumë se dy milionë njerëz jetojnë pothuajse në qiell të hapur, nën copëza plastike, në breg të detit. Po vjen dimri dhe do të jetë shumë vështirë", tha ajo, duke paralajmëruar se ndihma humanitare që po arrin pranë këtyre njerëzve "nuk është as afër seriozitetit të sitiuatës".
Mjekët pa kufij kanë bërë thirrje që të hiqet bllokada në Rripin e Gazës dhe të hapet vendkalimi kufitar Rafah që të mund të arrihet ndihmë dhe pacientët të shkojnë në mjekim.
Agjencia qeveritare izraelite COGAT (organ i Ministrisë së Mbrojtjes) njoftoi të hënën X se ndihmat humanitare po mbërrijnë vazhdimisht në Rripin e Gazës. Më shumë se një milion ton ndihma kanë mbërritur që nga fillimi i luftës, 70 për qind e të cilave ishin ushqime, sipas COGAT.
Ndihma po vjen, por “në një ritëm vërtet të pamjaftueshëm”, paralajmëroi mjekja dhe shtoi se njerëzit që jetojnë në kushte jo të shëndetshme janë më të prirur ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Ajo theksoi se kërkohet një leje e veçantë për një sërë pajisjesh pasi konsiderohet se mund të përdoren për qëllime ushtarake, si gërshërë për prerjen e fashave, tavolina ekzaminimi sepse kanë këmbë metalike, madje edhe bisturi. mb/
Foto: Mjekë pa kufij