Miteva: Për herë të parë në histori bazat shkencore Web of Science dhe Scopus bëhen falas
- Pas investimeve serioze në arsim, përmes ligjeve reformuese, deri në përmirësime infrastrukturore dhe rritje të pagave, pason një masë e re e në arsim, e cila tani fokus vendos në shkencë. Përfundimisht, me vendimin e sotëm të Qeverisë për miratimin e ndryshimit të Programit për veprimtari shkencore - hulumtuese për vitin 2025 për herë të parë në histori bazat shkencore Web of Science dhe Scopus bëhen falas për të gjitha universitetet shtetërore, ASHAM-in dhe Universitetin e Evropës Juglindore, njofton zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
- Post By Melahat Baftija
- 16:23, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Pas investimeve serioze në arsim, përmes ligjeve reformuese, deri në përmirësime infrastrukturore dhe rritje të pagave, pason një masë e re e në arsim, e cila tani fokus vendos në shkencë. Përfundimisht, me vendimin e sotëm të Qeverisë për miratimin e ndryshimit të Programit për veprimtari shkencore - hulumtuese për vitin 2025 për herë të parë në histori bazat shkencore Web of Science dhe Scopus bëhen falas për të gjitha universitetet shtetërore, ASHAM-in dhe Universitetin e Evropës Juglindore, njofton zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Fakultetet, shkencëtarët dhe të rinjtë, siç theksoi Miteva, do të mund t'i përdorin këto baza shkencore me renome falas.
"Me këtë, revistat dhe punimet shkencore më prestigjioze bëhen të kapshme për të gjithë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ndërmerr këtë përgjegjësi dhe do ta sigurojë qasjen. Kjo hap mundësi për progresin përfundimtar dhe konkurrencën në shkencë", shtoi ajo.
Në seancën e sotme të 77-të, Qeveria miratoi dy ligje kyçe që janë pjesë e axhendës së reformave, afati i fundit për miratimin e të cilave është qershori i vitit 2025.
Miteva shpjegoi se bëhet fjalë për Ligjin për komunikime elektronike dhe Ligjin për rrjetet e sigurisë dhe sistemet e informacionit, ose më konkretisht, për herë të parë po miratohet një ligj i dedikuar sigurisë kibernetike. Këto, siç thekson ajo, janë dy ligje kryesore reformuese që tregojnë se Qeveria po hap një kapitull të ri në transformimin digjital të Maqedonisë. mb/
Linku për videomaterialin: