• e premte, 05 dhjetor 2025

Misioni i OSBE-së në Tiranë: Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve të Kodit penal

Misioni i OSBE-së në Tiranë: Nuk jemi përfshirë në hartimin e ndryshimeve të Kodit penal

Tiranë, 3 gusht 2025 (MIA) - Pas delegacionit të BE-së, sot rreth ndryshimeve të propozuara të Kodit penal të Shqipërisë, reagoi edhe misioni i OSBE-së në këtë vend, duke potencuar se edhe ata nuk janë përfshirë në hartimin e tyre.

Në përgjigje për mediumet, OSBE-ja njofton se edhe pse nuk kanë pasur përfshirje të drejtpërdrejtë në procesin e ndryshimeve, ata po shqyrtojnë draftin e disponueshëm dhe janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete për Qeverinë dhe Parlamentin në përputhje me mandatin e tyre për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR