Misioni i KFOR-it është zgjeruar me trupa nga Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda
- Misioni i KFOR-it në Kosovë i udhëhequr nga NATO, sot njoftoi se i janë bashkuar edhe ushtarët nga Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:48, 25 prill, 2025
Prishtinë, 25 prill 2025 (MIA) - Misioni i KFOR-it në Kosovë i udhëhequr nga NATO, sot njoftoi se i janë bashkuar edhe ushtarët nga Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda.
Ceremonia e ngritjes së flamujve të këtyre tre vendeve u zhvillua dje në selinë e misionit të KFOR-it, në kampin Film Siti në Prishtinë, informoi misioni në Fejsbuk.
Komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani i cili e udhëhoqi ceremoninë, tha se zgjerimi i misionit dëshmon për angazhimin e tij të palëkundur për siguri të qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitet rajonal, si dhe përmes mbështetjes së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit nën patronazhin e BE-së.
Nga fillimi i vitit 2024, ushtarë nga pesë vendeve anëtare të NATO-s i janë bashkuar misionit të KFOR-it. Përveç Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, këtë e ka bërë edhe Franca dhe Portugalia në janar të vitit 2024.
KFOR-i në deklaratë thekson se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë në përputhje me mandatin e tij të gjatë të marrë nga KB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe misionin e EULEKS-it. qa/
Foto: arkivi i MIA-s