• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mision i KB-së i pranishëm në Nagorno-Karabah, për herë të parë pas 30 viteve

Mision i KB-së i pranishëm në Nagorno-Karabah, për herë të parë pas 30 viteve

Baku, 1 tetor 2023 (MIA) - Misioni i Kombeve të Bashkuara sot ka arritur në Nagorno-Karabah, njoftuan mediumet azerbajxhanase.

Për herë të parë gjatë 30 viteve të kaluara kjo organizatë ndërkombëtare do të ketë qasje në Nagorno-Karabah.

Armenia paraprakisht kërkoi nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë t'i urdhërojë Azerbajxhanit t'i tërheq të gjithë ushtarët e vet nga objektet civile në Nagorno-Karabah dhe t'i lejojë qasje KB-së.

Azerbajxhani i hodhi poshtë akuzat për pastrim etnik në enklavën Nagorno-Karabah dhe pohon se banorët e këtij rajoni munden lirisht të qëndrojnë apo nëse dëshirojnë të largohen.

Kryeministri armenas, Nikol Pashinjan disa herë e akuzoi Azerbajxhanin për pastrim etnik, pasi tentimi disadekadash i enklavës që të shkëputet nga pushteti azerbajxhanas përfundoi me dështim të papritur më 20 shtator.

Pashinjan tha se më shumë se 100.000 prej rreth 120.000 banorëve të Nagorno-Karabahut, janë larguar në Armeninë fqinje. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR