• e martë, 26 nëntor 2024

Mishell: Azerbajxhani duhet menjëherë ta ndërpresë operacionin e tij ushtarak në Nagorno Karabah

Mishell: Azerbajxhani duhet menjëherë ta ndërpresë operacionin e tij ushtarak në Nagorno Karabah

Bruksel, 19 shtator 2023 (MIA) - Azerbajxhani duhet "menjëherë ta ndërpresë" operacionin e tij ushtarak në enklavën kontestuese Nagorno Karabah, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell. 

"Veprimet ushtarake të Azerbajxhanit duhet të ndërpriten menjëherë që të mundësohet dialog i vërtetë mes Bakut dhe armenëve nga Karabahu", shkroi Mishell në platformën Х.

Azerbajxhani sot njoftoi se ka filluar "operacione antiteroriste" kundër forcave armene në Nagorno Karabah, rajon malor për të cilin kanë konflikt dy vendet. 

Rajoni malor Nagorno Karabah dhe një pjesë e territoreve përreth janë nën kontroll të Armenisë nga fundi i Luftës separatiste në vitin 1994, por Azerbajxhani i ktheu këto territore në luftën gjashtëjavore në vitin 2020, e cila përfundoi me ndërprerje të zjarrit me ndërmjetësim të Rusisë, dhe që atëherë një kontingjent i paqëruajtësve rusë gjendet në Nagorno Karabah. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR