• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: Ngjarjet me "Vagnerin" janë punë e brendshme e Rusisë

Mishel: Ngjarjet me

Bruksel, 24 qershor 2023 (MIA) - Liderët e institucioneve evropiane paralajmëruan se me kujdes janë duke e ndjekur zhvillimin e situatës në Rusi pas kryengritjes së formacionit paramilitar privat kundër autoriteteve ruse, duke potencuar se është punë e brendshme e Rusisë.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në Tuiter publikoi se me kujdes është duke e ndjekur zhvillimin e situatës në Rusi dhe se është në kontakt me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe G7.

"Kjo është çështje e brendshme e Rusisë, tha Mishel dhe shtoi se mbështetja për Ukrainën mbetet e palëkundur", transmeton Radio Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i kryetarit të Komisionit Evropian, Erik Mamer, gjithashtu tha se është punë e brendshme e Rusisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR