• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: Në Samitin e dhjetorit pres vendime për zgjerim për disa vende të Ballkanit Perëndimor

Mishel: Në Samitin e dhjetorit pres vendime për zgjerim për disa vende të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Në Samitin e BE-së në dhjetor pres vendime të ndërlidhura me zgjerimin për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, konform raportit të Komisionit Evropian për harmonizimin e kandidatëve shtetërorë me kërkesat reformuese, që pritet të publikohet në javët në vijim, deklaroi kryetari i Këshilli Evropian, Sherl Mishel në intervistën për agjencinë portugeze Lusa.

"Nga Këshilli Evropian do të varet çka nga raporti i Komisionit do të vendoset në tryezë", theksoi Mishel, duke shtuar se vetë fakti që në Samitin joformal të Unionit të premten në Grenadë liderët evropianë do të "bisedojnë për të ardhmen e BE-së të ndërlidhur me zgjerim paraqet sinjal shumë të fuqishëm".

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai në intervistë u përqendrua edhe në deklaratën e tij në Bled, kur vitin 2030 e ka vendosur si qëllim për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.

"Mbetem në këtë qëllim dhe në këtë afat. Kjo është e qartë për të gjithë. Pse është me rëndësi kjo datë? Për shkak se kjo është nxitje e qartë për të gjithë ne të përgatitemi dhe t'i përshpejtojmë orvatjet tona. Pa datë, kemi qëllim të përbashkët, por ishte e qartë që të zvarritet dhe të miratohen vendimet e nevojshme", theksoi kryetari i Këshillit Evropian.

Mishel konsideron edhe se Samiti i dhjetorit të liderëve të BE-së duhet të japin dritë të gjelbër për fillimin të negociatave formale aderuese me Ukrainën dhe Moldavinë.

"Dhjetori do të jetë moment i rëndësishëm. Do të jetë takim i vështirë, Këshill Evropian i vështirë. Nuk do t'i nënvlerësoja sfidat.... Këshilli Evropian në dhjetor duhet të sjellë disa vendime për Ukrainën, për Moldavinë dhe për atë nëse do t'i hapim bisedimet", deklaori Mishel.

Sipas tij, BE-ja në muajt e fundit ka dhënë sinjale të qarta me atë që Ukrainës i ka ndarë status të vendit kandidat për anëtarësim në Union.

"Kemi dërguar mesazh të qartë jo vetëm nga Këshilli Evropian, por edhe nga shumë liderë individualë se duhet ta përshpejtojmë procesin dhe t'i bëjmë përpjekjet e nevojshme", shtoi Mishel në intervistë. mb/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR