• e martë, 24 dhjetor 2024

Mishel: Në interes të BE-së është bashkëpunimi stabil dhe konstruktiv me Kinën

Mishel: Në interes të BE-së është bashkëpunimi stabil dhe konstruktiv me Kinën

Bruksel, 19 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel deklaroi se është në interes të Bashkimit Evropian të mbajë bashkëpunim stabil dhe konstruktiv me Kinën, në takimin e Grupit G7, që mbahet në qytetin japonez, Hiroshima.

Liderët e G7, të cilët sot e fillojnë samitin treditor, pritet të lëshojnë komunikatë me një pjesë të dedikuar për Kinën, duke i përmendur çështjet si detyrime ekonomike dhe sjellje tjetër të pahijshme, tha një përfaqësues zyrtar amerikan.

Liderët e G7 fokusohen në atë se si ta paralajmërojnë ekonominë e dytë në botë, për atë që ata e shohin si kërcënim për sinxhirët globale të furnizimit dhe sigurisë ekonomike pa e tjetërsuar qendrën e fuqishme dhe të rëndësishme tregtare.

"BE-ja dëshiron t'i shmang rreziqet me qëllim që t'i zvogëlojë varshmëritë dhe të diversifikohet për t'u ballafaquar me praktikat jokorrekte", tha Mishel në brifing me gazetarët në Hiroshima.

Ai shtoi se marrëdhëniet stabile dhe konstruktive me Kinën janë me interes të përbashkët.

"Duke marrë parasysh rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe madhësinë e ekonomisë së saj, Kina ka përgjegjësi të posaçme në botë dhe duhet të luajë sipas rregullave ndërkombëtare", shtoi ai.

Mishel i bëri thirrje Kinës që ta shfrytëzojë ndikimin e saj ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR