• e martë, 24 dhjetor 2024

Mishel i bëri thirrje SHBA-së që të sigurojë mjete për stabilitetin financiar të Ukrainës

Mishel i bëri thirrje SHBA-së që të sigurojë mjete për stabilitetin financiar të Ukrainës

Strazburg. 6 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishel, sot në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian në Strazburg u bëri thirrje Dhomës përfaqësuese të SHBA-së që të lirojë 60 miliardë dollarë për të siguruar stabilitetin financiar të Ukrainës.

Ai theksoi se javën e kaluar krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së vendosën njëzëri që Kievi të marrë 50 miliardë euro për katër vitet e ardhshme. Mishel shtoi se në dhjetor të vitit të kaluar ata vendosën të fillojnë negociatat e pranimit me Ukrainën.

"Kjo tregon se ne jemi të vendosur të mos dorëzohemi nën presionin e Rusisë, e cila e shkeli ligjin ndërkombëtar. Ne e kuptojmë shumë mirë se ndihma për Ukrainën është mbështetje për sigurinë dhe përparimin e BE-së", tha Mishell.

Ai shtoi se Ukraina duhet urgjent të marrë më shumë armë.

"Duhet të përmbushim premtimin se do t'i dorëzojmë një milion granata forcave ukrainase, këmbënguli Mishel. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR