• e martë, 24 dhjetor 2024

Mishel: Deri në vitin 2030, BE-ja duhet të jetë gati për një zgjerim të ri

Mishel: Deri në vitin 2030, BE-ja duhet të jetë gati për një zgjerim të ri

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel tha pasditen e sotme nga Forumi strategjik i Bledit se deri në vitin 2030, Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për një zgjerim të ri.

Kjo, sipas Mishelit, duhet të jetë një nga sfidat kryesore të Unionit. Zgjerimi i radhës, thotë ai, duhet të parashikohet në buxhetin e ri të Komisionit Evropian.

Mishel propozon futjen e një "confidence clause" për vendet që kanë hyrë në mënyrë që të mos bllokohen vendet që duan të hyjnë.

Vendet aspirante, sipas Mishelit, duhet të respektojnë sundimin e ligjit, të luftojnë korrupsionin dhe krimin dhe të zbatojnë reformat.

Në panel marrin pjesë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova), si dhe kryeministrat e Kroacisë dhe Bullgarisë. sa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR