• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: BE-ja vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë

Mishel: BE-ja vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë

Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Liderët e vendeve anëtare të BE-së sollën vendim për fillim të negociatave për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, kumtoi kreu i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel në platformën X.

"Këshilli i Evropës vendosi të fillojë negociata inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë", theksoi Mishel.

Sipas tij, Këshilli i BE-së vendosi t'i ndajë status të vendit kandidat për anëtarësim Gjeorgjisë, përderisa lidhur me BeH-në mbetet rrekomandimi i kushtëzuar për fillim të negociatave.

"BE-ja do t'i hapë negociatat me Bosnjë e Hercegovinën, pasi që të arrihet shkalla e nevojshme e harmonizimit me kriteret për anëtarësim dhe i bëri thirrje Komisionit të parashtrojë rpaort deri në mars, me qëllim që të sillet një vendim i tillë", shtoi Mishel.

Sipas tij, vendimet e këtilla janë sinjal i qartë për shprresë për popujt e këtyre vendeve dhe për kontinentin evropian. ab/

foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR