• e diel, 22 dhjetor 2024

Mishel: BE-ja nuk do të njohë tentimin e paligjshëm për ndryshim të statusit të territoreve ukrainase

Mishel: BE-ja nuk do të njohë tentimin e paligjshëm për ndryshim të statusit të territoreve ukrainase

Bruksel, 23 gusht 2023 (MIA) - Rusia i përsosi intrumentet e terrorit dhe ndjekjes që i zbatonte në Krime gjatë nëntë viteve të kaluara dhe tani po kryen krime në qytetet dhe fshatrat e mbarë Ukrainës, shumë prej të cilave paraqesin krime të luftës, porositi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel në video fjalimin e tij në Samitin e tretë të Platformës së Krimesë.

"BE-ja do të vazhdojë të bëjë thirrje për përgjegjësi të plotë për këto krime, përfshirë edhe për veprën penale agresion dhe nuk do të njohë kurfarë tentimi të paligjshëm për ndryshim të statusit të territoreve të Ukrainës, përfshirë edhe të Republikës autonome të Krimesë dhe qytetit Sevastopol, sepse respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve janë parim themelor i Kartës së KB-së dhe prandaj ju mbështesim ju, president Zelenski, dhe formulën tuaj paqësore mu të këtyre parimeve", deklaori Mishel duke iu drejtuar presidentit ukrainas Zelenski.

Mishel potencoi se edhe pse ukrainasit luftojnë për lirinë e vet, për të ardhmen e vet dhe për atdheun e vet, BE-ja e din se ajo është luftë edhe për vlera të përbashkëta evropiane, prandaj vendosi sanksione kundër Rusisë dhe e mbështeti Ukrainën me armë dhe municion dhe do ta përforcojë këtë mbështetje.

Ai e akuzoi Rusinë se e ka shfrytëzuar ushqimin si armë me bllokimin dhe sulmimin e porteve detare ukrainase, që më shumti i godet kategoritë më të ndjeshme të njerëzve në mbarë botën.

Mishel theksoi se BE-ja i mbështet përpjekjet e KB-së dhe Turqisë për ripërtëritje të nismës për eksport të grurit përmes Detit të Zi, por gjithashtu ndihmon edhe të gjenden rrugë për transport të prodhimeve bujqësore ukrainase përmes territorit të Unionit drejt tregjeve globale.

Ai paralajmëroi se Këshilli i Evropës deri në fund të këtij viti do të diskutojë edhe për mundësinë për hapje të negociatave inkuadruese me Ukrainën, duke shprehur bindje se "populli ukrainas dhe liderët do të ngriten drejt këtij momenti historik".

"Mund të llogarisni në mbështetjen time personale, mund të llogarisni në BE-në. Do të qëndrojmë afër jush aq sa do të nevojitet", shtoi mishel, duke e prëfunduar fjalimin me porosinë: "Lavdi Ukrainës!". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR