• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel: Është me rëndësi që Këshilli i BE-së edhe një herë të tregojë kapacitet për konfirmim të unitetit

Mishel: Është me rëndësi që Këshilli i BE-së edhe një herë të tregojë kapacitet për konfirmim të unitetit

Bruksel, 27 tetor 2023 (MIA)- Gjatë ditës së djeshme Këshilli BE-së tregoi unitet dhe shpresoj që qëndrim të tillë do manifestojë edhe gjatë ditës së sotme ku duhet të bisedojmë për shumë tema të rëndësishme nga ekonomia dhe politika e jashtme, si për mbështetjen e Ukrainës dhe për situatat në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Sahelit, por edhe për Samitin e ardhshëm për klimën dhe migrimin, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel para fillimit të ditës së dytë të Samitit të BE-së në Bruksel.

"Do ta mbajmë edhe Euro samitin i cili është i rëndësisë fondamentale për të gjithë ne për të siguruar konkurrencën evropiane e cila do mund të mbrojë vendet tona të punës në BE, ta zhvillojë ekonominë dhe të shfrytëzojë përballjen me ndryshimet klimatike për inkurajimin e rritjes ekonomike", tha Mishel.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli ai shtoi se liderët e BE-së tashmë konfirmuan se do e mbështesin Ukrainën derisa të jetë e nevojshme, por tani do të bisedohet për mënyrat forcimit të asaj mbështetje dhe mundësitë e rritjes së presionit mbi Rusinë.

"Mbështetja për Ukrainën është e rëndësisë së jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se Ukraina nuk lufton vetëm për të ardhmen dhe territorin e vet, por edhe për vlerat dhe parimet tona", theksoi Mishel.

Lidhur me paralajmërimet nga Hungaria dhe Sllovakia për kërkesën për kufizimin e ndihmës për Ukrainën, Misheli thekson se të gjitha vendimet e Këshillit merren unanimisht pas shterjes së debatit dhe është e rëndësishme që në fund të manifestohet uniteti siç ishte dje në lidhje me qëndrimet rreth situatës në Lindjen e Mesme.

Mishel përsëriti se dje në ditën e parë të Samitit, Këshilli e riafirmoi dënimin e Hamasit dhe sulmit të tyre terrorist ndaj shtetit dhe popullatës izraelite, si dhe të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, por gjithashtu theksoi nevojën urgjente për t'u marrë me situatën seriozisht të përkeqësuar humanitare në Gaza dhe për të hapur korridoret humanitare.

Ai theksoi se në takim është potencuar rëndësia e qëndrimit të BE-së për zgjidhjen paqësore për Lindjen e Mesme me modelin e dy shteteve, parim që blloku do ta mbështesë në një konferencë ndërkombëtare për paqen që duhet të mbahet së shpejti. ss/

Foto: Këshilli BE-së

QËNDRONI TË LIDHUR