• e premte, 05 dhjetor 2025

Misajllovski: VMRO-DPMNE do të fitojë më shumë se 50 kryetarë të komunave

Misajllovski: VMRO-DPMNE do të fitojë më shumë se 50 kryetarë të komunave

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) – Dallimi është diku 3:1, diku është е 6:1, 7:1, ndërsa ka komuna ku është 10:1. Në disa komuna LSDM është partia e tretë. Deri më tani tashmë u zgjodhën kryetarë të komunave në Kisella Vodë, në Ohër, në Radovish, në Gazi Babë, në Pehçevë, në Dellçevë, në Gjorçe Petrov, në Prilep, në Manastir, në Berovë, në Gjevgjeli, në Sopishtë, në Shtip, në Butel, Aerodrom, Jegunovc, në Vevçan dhe shumë vende të tjera, deklaroi sonte nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski. 

“Jemi në prag të fitores bindëse në Strumicë. Orce prin bindshëm në Shkup. Numrat i grumbullojmë dhe duam të jemi të saktë”, tha Misajllovski. 

Në Qendër prin koalicioni, ndërsa për Tetovën tha se Bilall Kasami nga VLEN prin 2:1. Në Karposh kandidati i VMRO-DPMNE-së, tha Misajllovski, prin bindshëm, por sipas gjitha gjasave do të ketë rreth të dytë. 

Sipas tij, VMRO-DPMNE ndoshta do të fitojë më shumë se 50 kryetarë të komunave. 

Edhe ai foli për parregullsi, duke theksuar se dallimi është aq i madh dhe bindës sa që nuk ka hapësirë për alibinë e tillë të LSDM-së me të cilën dëshiron të arsyetohet. 

“Burimin dhe arsyet e debaklit të tyre ata duhet t’i kërkonin brenda radhëve të tyre. Sa i përket BDI-së, është e qartë se ata janë të deklasuar. Por ata kanë kohë të analizojnë humbjen e tyre”, tha Misajllovski. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR