• e enjte, 04 dhjetor 2025

Misajllovski: Vijon furnizimi i helikopterëve italian, ata do të mund të veprojnë edhe në zjarre

Misajllovski: Vijon furnizimi i helikopterëve italian, ata do të mund të veprojnë edhe në zjarre

Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve tha sot se furnizimi i helikopterëve nga prodhuesi italian "Leonardo" është në rrjedhë dhe për momentin po punohet në largimin e sfidave ligjore.

"Furnizimi është në rrjedhë, e dini se Qeveria e mëparshme e ka nënshkruar atë furnizim, ka shumë sfida ligjore. Në këtë moment, po paguhet kësti i dytë prej 70 milionë euro. Ne me një firmë avokatësh punojmë çdo ditë për eliminimin (largimin) e secilës sfidë që kemi", tha Misajllovski.

Ai potencoi se helikopterët do të kenë mundësi të veprojnë në të gjitha llojet e zjarreve dhe ka pajisje shtesë që vendoset në këta helikopterë.

"Presim që së shpejti të kemi vizitë pune në Itali, ku do të shohim në vend se çfarë është bërë dhe do të sqarojmë në mënyrë transparente deri ku është qëllimi i procedurës", theksoi Misajllovski pas vendosjes së gurthemelit në sallën e re sportive në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostollski".

Marrëveshja për furnizimin e tetë helikopterëve transportues nga prodhimi italian "Leonard" për nevojat e Armatës në vlerë 249.5 milionë euro u nënshkrua nga qeveria e mëparshme në mars të vitit të kaluar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR