• e diel, 22 dhjetor 2024

"Mirror": Hamza bin Ladeni është gjallë dhe trajnon terroristë

 Londër, 14 shtator 2024 (MIA) - Djali i Osama bin Ladenit, Hamza, për të cilin dyshohej se është vdekur, është gjallë dhe është komandant i Al-Kaedës, njoftoi gazeta britanike "Mirror", duke cituar informacionet e inteligjencës.

 Gazeta thekson se Osama bin Ladeni përpara se të eliminohej i ka vendosur themelet për ripërtëritjen e rrjetit terrorist. Sipas informacioneve të inteligjencës, Hamza, i njohur si princi i kurorës së terrorit i ka mbijetuar përpjekjeve për ta eliminuar nga ana e CIA-s në vitin 2019. Dhe djali tjetër i Osama, Abdullah, gjithashtu punon për Al-Kaedën. Të dy kanë formuar 10 kampe për trajnimin e terroristëve të Al-Kaedës në Afganistan dhe janë lidhur me grupe të tjera terroriste.

 "Mirror" thekson se Hamza 34-vjeç, pjesën më të madhe të kohës e kalon në Xhalalabad, vatër e terrorizmit 160 kilometra larg kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.

 Një raport tjetër thekson se në kampe trajnohen militantë dhe sulmues vetëvrasës për të sulmuar objektiva jashtë vendit. Supozohet se në Afganistan funksionojnë rreth 21 grupe terroriste, duke e bërë këtë vend qendrën më të madhe të terrorizmit në botë. Vlerësimet e fundit tregojnë se Al-Kaeda po bashkëpunon me Shtetin Islamik, duke rritur frikën për një sulm tjetër në Perëndim në stilin e 11 shtatorit të vitit 2001, thekson "Mirror"-i.

 Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR