• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mireski: Në takimin e liderëve do të flitet për të gjitha çështjet lidhur me eurointegrimet

Mireski: Në takimin e liderëve do të flitet për të gjitha çështjet lidhur me eurointegrimet
Shkup, 2 nëntor 2022 (MIA) – Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski sonte deklaroi se në takimin e liderëve nuk do të flitet vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjitha çështjet lidhur me eurointegrimet. "Do të flitet për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, por të gjitha partitë që jemi të përcaktuara për në BE duhet të bisedojmë në një takim të tillë. Takimi i liderëve, përveç me kryetarët e partive do të jetë me pjesëmarrjen edhe të deputetëve ose përfaqësuesve të grupeve të deputetëve", tha Mitreski në emisionin "Vetëm e vërteta" në televizionin Kanal 5, duke shtuar se të gjitha partitë janë të pajtimit se qëllimi strategjik është anëtarësimi në BE. Ai potencoi se të gjithë që janë përcaktuar për eurointegrimin e vendit janë ftuar. Sipas tij kërkesa për t'i futur bullgarët në Kushtetutë në të kaluarën ka qenë gjegjësisht kërkesë e Shkupit dhe jo e Sofjes. "Edhe para se ne të jemi në këto pozita, në vitet 90, 2001, mendoj edhe në 2018, për kërkesën tonë që bullgarët të futeshin në Kushtetutë, por atëherë bullgarët nuk donin të futeshin në Kushtetutë. Sipas tyre ata e njohin shtetin tonë, por thonë se po flasim për një popull në dy shtete. Qëndrimi ynë është po, organet duhet të jenë në Kushtetutë, sepse atëherë edhe një herë do të konfirmojmë më fuqishëm identitetin tonë maqedonas, se ekziston edhe populli maqedonas dhe se edhe populli bullgar ekziston si dy popuj të ndryshëm që funksionojnë në shoqëri", theksoi Mitreski.

QËNDRONI TË LIDHUR