• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Miratohet propozim-ligji për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup

Miratohet propozim-ligji për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të 54-t të Qeverisë, ministrat e shqyrtuan dhe miratuan propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe në Shkup.
 Me dokumentin modulohet korniza juridike me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e të dy shteteve sa i përket punës së qendrave kulturore.
Siç bënë të ditur nga Qeveria, qendrat kulturore, sipas politikës së fqinjësisë së mirë kontribuojnë për popullarizim dhe prezantim të traditës, kulturës dhe artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Qendrat e tilla mundësojnë informim me kohë dhe burimor të qytetarëve për rrjedhat aktuale kulturore në të dyja shtete gjegjësisht përfaqëson urë për bashkim dhe njohje të ndërsjellë", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR