Miratohen ndryshimet kushtetuese në Pralmanetin bullgar
- Kuvendi kombëtar i Bullgarisë sot dha pëlqim për ndryshimet kushtetuese ku i merren një pjesë e madhe e kompetencave presidentit ndaj qeverisë kalimtare, zvogëlohen kompetencat e prokurorit publik dhe ristrukturohet Këshilli i lartë gjyqësor.
- Post By Fami Bajrami
- 15:52, 20 dhjetor, 2023

Sofje, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Kuvendi kombëtar i Bullgarisë sot dha pëlqim për ndryshimet kushtetuese ku i merren një pjesë e madhe e kompetencave presidentit ndaj qeverisë kalimtare, zvogëlohen kompetencat e prokurorit publik dhe ristrukturohet Këshilli i lartë gjyqësor.
Me ndryshimet krijohet edhe procedura për qasje të qytetarëve deri te Gjykata Kushtetuese.
Gjithsej 165 deputetë i mbështetën amendamentet kushtetuese nga GERB, PP-DB dhe DPS. "Kundër" ishin 71 deputetë nga "Vazrazhdane", BSP dhe "Ka një popull të tillë". ss/