• e diel, 22 dhjetor 2024

Miratohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore

Miratohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Kuvendi vonë pasdite e ka miratuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokës bujqësore, të parashtruar me procedurë të shkurtuar nga deputetët Panço Minov, Maria Kostadinova, Dragica Gjavoçanova, Lolita Ristova, Lubica Spasova, Maria Angellova dhe Maria Koçovska.

Ligji, i cili parashikon vazhdim të marrëveshjeve për koncesion për shfrytëzim të tokës bujqësore nga pesë në 15 vjeç, u miratua me 72 vota "pro" dhe asnjë "abstenim" ose "kundër". 

Kuvendi me 68 vota "pro" e miratoi edhe Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për gjuetari, në procedurë të shkurtuar, të parshtruar nga deputetët Panço Minov, Nenad Kociq, Maria Kostadinova, Lolita Ristova, Dragica Gjavoçanova, Lubica Spasova, Maria Angellova dhe Maria Koçovska.

Pas kësaj u ndërpre seanca, ndërsa vazhdimi i saj do të ricaktohet. Nesër Kuvendi duhet të mbajë seancë për pyetje të deputetëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR