• e mërkurë, 09 korrik 2025

Miratohen disa ligje në seancën e 53-të të Kuvendi

Miratohen disa ligje në seancën e 53-të të Kuvendi

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Në shtëpinë ligjvnëse sot është mbajtur seanca plenare e 53-të në të cilën janë shqyrtuar 14 nga gjithsej 20 pika në rendin e ditës.

Në seancë shumica e deputetëve i kanë miratuar Vendimin për shpallje të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile, ndryshimet e Ligjit për fitofarmaci, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjedis jetësor, pastaj ndryshimet e Ligjit pët mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë, si dhe Raportet financiare të Agjencisë për suprvizion të sigurimit për vitin 2024.

Në lexim të parë u miratuan: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vullnetarizmin, Projek-tligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën për të rinj, Projektligji për vënien në përdorim të pajisjeve teknike për transport, Projektligji për komunikimet elektronike, Projektligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, Projektligji për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore.

Në seancën e zgjatur, e cila do të caktohet shtesë, midis pikave që do të shqyrtohen janë Propozimi për ndryshime në Kodin Zgjedhor, i paraqitur me procedurë të shkurtuar nga kryetarja dhe deputetja e Partisë Liberal Demokratike, Monika Zajkova, për vendosjen e një njësie zgjedhore të vetme, si dhe Projektligji për mbështetjen e viktimave të aksidentit në diskotekë në Koçan dhe anëtarëve të familjeve të tyre, i cili është në lexim të parë.

Paraprakisht në seancën gjatë miratimit të rendit të ditës, koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nilkolla Micevski i akuzoi socialdemokratët dhe deputetët nga radhët e Të Majtës për politikanizëm, sepse, siç tha, nuk kanë votuar për miratimin e rendit të ditës, edhe pse me kërkesë të tyre pika për koçanin është vendos e para në rendin e ditës. 

Deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski, paraprakisht theksoi se mbështetja për të lënduarit dhe familjet e të vdekurve duhet të jetë prioriteti më i madh në këtë moment. Sipas tij, gjithçka tjetër që është në rend dite dhe votohet me procedurë të shkurtuar është më pak i rëndësishëm.

Në seancën nuk kaloi propozimi i Të Majtës në rend dite të kësaj seancë që të gjendet edhe Propozim-ligji i tyre për rritje të pagës minimale në 500 euro. E Majta i akuzon partitë politike të shumicës qeveritare se punoujnë kundër interesave politike dhe në interes të kapitalit dhe elitave të biznesit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR