• e hënë, 23 dhjetor 2024

Minxhozi: Nuk ka më mosmarrëveshje mes Ramës dhe Kurtit

Minxhozi: Nuk ka më mosmarrëveshje mes Ramës dhe Kurtit

Prishtinë, 28 gusht 2023 (MIA) - Nuk ka më mosmarrëveshje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kolegut të tij kosovar, Albin Kurti, deklaroi sot ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

"Nuk ka mosmarrëveshje mes Kurtit dhe Ramës, por ka disa punë aktuale, të cilat shumë mirë janë tejkaluar", deklaroi Minxhozi për "Euronjuz".  

Diplomati shtoi se Kurti do të marrë pjesë në samitin, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Ambasadori tha se takimi mes Kurtit dhe Ramës nuk ka mundur të realizohet më herët, por kjo nuk do të thotë se mes Tiranës dhe Proshtinës nuk ka takime ose këmbim të porosive.

"Anëtarët e Kabinetit shqiptar ishin në Kosovë, ndërsa ministrat kosovarë në atë kohë ishin në Shqipëri", tha Minxhozi. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Qemal Minxhozit 

QËNDRONI TË LIDHUR