Ministrja ukrainase e Energjtikës, Grinçuk dha dorëheqje
- Ministrja ukrainase e Energjetikës, Svitlana Grinçuk sot dha dorëheqje për shkak të hetimit të Byrosë ukrainase nacionale për luftë kundër korrupsionit (NABU) për keqpërdorime në sektorin energjetik.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:33, 12 nëntor, 2025
Kiev, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja ukrainase e Energjetikës, Svitlana Grinçuk sot dha dorëheqje për shkak të hetimit të Byrosë ukrainase nacionale për luftë kundër korrupsionit (NABU) për keqpërdorime në sektorin energjetik.
Ajo në Fejsbuk mohoi çfarëdo lloj vepre të paligjshme.
Presidenti i Ukrainës, Bolodimir zelenski sot bëri thirrje për shkakrim të ministrave të Drejtësisë dhe të Energjetikës, duke shtuar se e mbështetë hetimin e autoriteteve kundër korrupsionit.
Paraprakisht sot, Qeveria ukrainase në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme vendosi ta suspendojë German Gallushçenko nga funksioni i minsitrit të Drejtësisë.
NABU më 10 nëntor kumtoi operacion të të posaçëm për zbulim të korrupsionit në sektorin energjetik. hetimi konstatoi se anëtarë të organizatës kriminale ndërtuan skemë të madhe të ndikimit ndaj ndërmarrjeve strategjike nga sektori shtetëror, posaçërisht ndaj agjencisë bërthamore Energoatom.
Në skemën e madhe korruptive në sektorin energjetik, sipas NABU-së, janë shpërlarë pothuajse 100 milionë dollarë.
NABU dje kumtoi se janë arrestuar pesë të dyshuar dhe identifikoi edhe dy të tjerë të lidhur me komplotin për kontroll të furnizimeve publike në ndërmarrjet shtetërore, posaçërishr Energoatom.
Hetimi i NABU-së zgjati 15 muaj, me ç'rast janë kryer 70 bastisje në tërë vendin.
foto: ЕPА