Ministrja portugeze e Mbrojtjes nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
- Ministrja e Mbrojtjes e Portugalisë, Maria Helena Kareiras, nesër do të arrijë për vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes e Portugalisë, Maria Helena Kareiras, nesër do të arrijë për vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Kareiras do të ketë takim kokë më kokë me ministren Sllavjanka Petrovska, pas së cilës të dy ministret do ta nënshkruajnë marrëveshjen e parë për bashkëpunim bilateral në fushën e mbrojtjes. mb/
Foto: MIA