Ministrja polake: Orban nuk ishte ftuar në ceremoninë me rastin e fillimit të kryesimit
- Zëvendësministrja polake e Çështjeve evropiane, Magdalena Sobkovjak-Carnecka sot deklaroi se kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk ishte ftuar në ceremoninë që mbahet në Varshavë me rastin e kryesimit polak me Këshillin e BE-së, si dhe ambasadorin hungarez në atë vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:52, 3 janar, 2025
Varshavë, 3 janar 2025 (MIA) - Zëvendësministrja polake e Çështjeve evropiane, Magdalena Sobkovjak-Carnecka sot deklaroi se kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk ishte ftuar në ceremoninë që mbahet në Varshavë me rastin e kryesimit polak me Këshillin e BE-së, si dhe ambasadorin hungarez në atë vend.
Siç theksoi, autoritetet polake e sollën atë vendim pasi që Budapesti i dha azil ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, Marsil Romanovski, i cili është nën hetim për keqpërdorim të përfolur të mjeteve publike.
Budapesti i dha azil politik Romanovskit, i cili u arrestua në Poloni në korrik të vitit të kaluar, si pjesë e hetimit për keqpërdorim të mjeteve publike, që autoritetet në Varshavë e kritikuan fuqishëm. ab/
Fotо: МIА arkivi