• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ministrja kosovar e Tregtisë, Hajdari e akuzuar për korrupsion

Ministrja kosovar e Tregtisë, Hajdari e akuzuar për korrupsion

Prishtinë, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja kosovare e Tregtisë, Rozeta hajdari dhe dy funksionarë të lartë janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dobi të personit të tretë dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore, kumtoi sot Prokuroria.

Tre persona akuzohen për lehtësim të lidhjes së kontratave për blerje të naftës nga Polonia dhe grurit nga Turqia, gjatë kohës së pandemisë Kovid-19, në vlerë prej disa milionë eurove dhe për çmime shumë mbi çmimeve të tregut, në dobi të sipërmarrësit turk, i cili gjithashtu është i akuzuar.

Sipas Prokurisë dëmi i vlerësuar ndaj financave të Kosovës është afërsisht tre milionë euro.

Kosova, siç thuhet, ka blerë mallra sipas çmimeve që tejet  i kanë tejkaluar çmimet e tregut, duke i anashkaluar tenderët për furnizime publike, me ç'rast mallrat asnjëherë nuk janë dërguar.

Hajdari reagoi në Fejsbuk, duke cekur se do të publikojë dekalratë të hollësishme kur do ta marrë njoftimin nga prokuroria. Ajo shtoi se është rkenare me punën e saj sepse ka siguruar që Kosova të ketë "prodhime themelore në rezerva, në kohë kur ishim të ndjeshëm". ab/

foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR