• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministrja franceze e Punëve të Jashtme në takim me kryeministrin kinez: Franca është e përkushtuar në dialogun me Kinën

Ministrja franceze e Punëve të Jashtme në takim me kryeministrin kinez: Franca është e përkushtuar në dialogun me Kinën

Pekin, 24 nëntor 2023 (MIA) - Franca është e përkushtuar në dialog me Kinën, deklaroi ministrja franceze e Punëve të Jashtme Ketrin Kolona në Pekin.

Vizita e Kolonës në kryeqytetin kinez është fokusuar në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit dhe turizmit.

"Me të vërtetë jemi të përkushtuar në dialog me Kinën. Të dy vendet janë anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit (të KB-së) dhe kanë përgjegjësi globale...të gjejnë përgjigje për sfidat e mëdha", tha Kolona në takim me kryeministrin kinez Li Kiang.

Kryeministri kinez, sërish, tha se "nën udhëheqësinë strategjike të presidentit Si Xhinping dhe presidentit Makrin, marrëdhëniet e Kinës me Francën nga ky vit zhvillohen në një drejtim më të mirë".

"Vitin e ardhshëm do ta shënojmë 60-të vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Francës, për të cilën të dyja palët bëjnë përpjekje me shpresë që në vitin e 60-të të ketë zhvillim dhe përparim të madh", tha Li.

Kolona ndodhet në Kinë përpara një vizite në Pekin të kryetares  së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel të planifikuar për në fillim të muajit të ardhshëm. Ky do të jetë takimi i parë në këtë nivel me presidentin kinez Si Xhinping në katër vitet e fundit. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR