• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut për vizitë në Rusi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut për vizitë në Rusi

Moskë, 15 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Çoe Son Hui këtë javë është për vizitë në Rusi për bisedime me kolegun e saj Sergej Lavrov derisa dyja vendet thellojnë ekonominë, lidhjet politike dhe ushtarake. 

Siç rritet izolimi ndërkombëtar i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, analistët thonë se Moska sheh "vlerë në rritje në lidhjet e saj me Korenë e Veriut".

Vizita treditore e ministres së Koresë së Veriut vjen në kohën kur SHBA-ja dhe aleatët akuzojnë Rusinë për lëshimin e raketave balistike dhe përdorimin e armëve tjera të prodhuara nga Koreja e Veriut për të sulmuar caqet në Ukrainë.

Moska dhe Pheniani i kanë mohuar marrëveshjet për armët, por premtuan se do ta forcojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe kanë mbajtur një sërë takimesh të nivelit të lartë që nga viti i kaluar, duke përfshirë samitin midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong Un në Rusi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR