• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme Priti Patel ka dhënë dorëheqje

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme Priti Patel ka dhënë dorëheqje
Londër, 5 shtator 2022 (MIA) – Ministrja britanike e Punëve të Brendshme , Priti Patel, sot deklaroi se do të tërhiqet nga funksioni kur Liz Tras edhe zyrtarisht do ta marrë funksionin e kryeministres në Britani të Madhe. Mediat britanike raportojnë se Pateli dha dorëheqje vetëm pak orë pasi Trasi u shpall fituese në zgjedhjet e brendshme partiake për lider  të Partisë Konservatore, në mënyrë me automatizëm të mund të bëhet kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe. Trasi nesër do të bëhet kryeministre pasi Mbretëresha Elizabeta e Dytë do ta ftojë të formojë qeveri të re në një pritje në Kështjellën Balmoral në Skoci. “E përgëzoj Liz Trasin për zgjedhjen e saj si liderja jonë e re dhe do ta mbështes atë si kryeministren tonë të re”, ka shkruar Pateli në letrën me dorëheqje drejtuar kryeministrit aktual Boris Xhonsonit, të cilën e postoi në Tuiter. "Është zgjedhja ime është ta vazhdoj shërbimin tim publik në vend dhe në njësinë zgjedhore Visam nga bankat rezervë pasi Liz do ta marrë zyrtarisht funksionin dhe të emërohet ministri i ri i Punëve të Brendshme," tha Pateli. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR